Home Page
  Lajme Blic
  Fc Inter
  History Inter
  Serie A
  Champions League
  Livescore
  Giuseppe Meazza
  Massimo Moratti
  Jose Mourinho
  Ricardo Quaresma
  Samuel Eto'o
  Mario Balotelli
  Javier Zanetti
  Foto
  Wallpaper
  Contact Webmaster
Samuel Eto'o

Samuel Eto'o

http://www.totalbarca.com/wp-content/uploads/2009/10/Samuel-Etoo-001.jpg
 

Samuel Eto'o është një lojtar shumë i suksesshëm në Botën e Futbollit. Ai njihet si lojtar me kualitete të forta fizike dhe filloi të luante në Evropë që kur ishte 16 vjeç kur u transferua te Real Madrid dhe u huazua te Leganés.

Me 17 vjet dhe 3 muaj, ai u bë lojtari më i ri që u paraqit në Kampionatin Botëror në vitin 1998 në Francë, dhe ishte i vetmi lojtar që ka lindur në vitet e 80'ta. Pas Leganes, ai u huazua te RCD Espanyol(1998-99), por luajti shumë pak dhe u kthye te Real Madrid në sezonin (1999-2000). Në sezonin 1999-2000, ai luajti disa kohë te Majorka, ku qëndroi për 4 sezone. Gjatë kohës te Majorka, ai u bë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit në La Liga, me 54 gola. Ai u transferua te FC Barcelona në verën e vitit 2004 për 24 milion euro pas negociatave shumë të gjata me Real Madrid dhe Mallorca, në këtë mënyrë, Eto'o u bë Kamerunasi i parë që mbron ngjyrat e Barça's. Ai debutoi për Barcelonën në ndeshjen e parë të atij sezoni kundër Racing Santander, më 29 Gusht 2004. Që nga atëherë, ai u bë makinë e golave, duke shënuar 25 gola në sezonin e parë dhe duke kontribuar shumë në fitimin e titullit. Goli i tij në ndeshje me Levante bëri që Barcelona të shpallej kampion. Atij iu deshën vetëm 67 ndeshje për të shënuar 50 gola, duke lënë pas shumë legjenda të Barcelonës. Që kur erdhi në Klub, ai u zgjodh lojtari më i mirë i Afrikës në vitet 2004, 2005, dhe 2006 dhe u zgjodh lojtari i tretë më i mirë në Botë nga FIFA në 2005. Ai jep maksimumin edhe te kombëtarja e tij dhe është një nga lojtarët më të dashur në Kamerun. Në sezonin 2005-06, ai u bë golashënuesi më i mirë në La Liga me 26 gola. Në finalen e Ligës së Kampionëve më 17 Maj në Paris, në fitoren 2-1 kundër Arsenal, Eto'o shënoi një gol dhe ishte ndër më të merituarit për fitimin e Ligës së Kampionëve. Josep Guardiola pas ardhjes në pankinën e Barcelonës më 2008 deklaroi që Eto'o nuk është në planet e Barcelonës, por pas paraqitjeve spektakulare të Eto'o në ndeshjet Parasezonale, Guardiola u bind që duhet të mbante në ekip atë. Kete sezon ai ka shenuar 29 gola dhe gjithashtu ka shenuar ne finalen e Liges se Kampioneve te fituar ndaj Man.Utd po ne kete sezon. Ai në qershor të vitit 2009 u transferua në Inter si pjsë e shkëmbimit Ibra-Eto'o

Karakteristikat

I shpejtë, i fuqishëm dhe udhëheqës, Samuel Eto'o është i gjatë 1.80 cm dhe peshon 75 kg, ka një karrierë shumë të lakueshme. Ai është një lojtar i cili është i uritur për gola, dhe ai gjithmonë ka japur maksimumin për ekipin e tij. Eto'o është shumë i shpejtë dhe i aftë, gjuan fuqishëm dhe është shumë i mirë në penallti.


 
 
   
KoMeNtEt  
 
 
Today, there have been 1 visitors (1 hits) on this page!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free